LAJMI I FUNDIT:

OSBE reagon për rastin e dhunimit të një miture në Mitrovicë: I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm

OSBE reagon për rastin e dhunimit të një miture në Mitrovicë: I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka reaguar për rastin e dhunimit ndaj një të miture nga dy persona të tjerë, në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

OSBE përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se i bashkohen  publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm.


Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, protestohet me moton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”
Lexo po ashtu Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, protestohet me moton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”

Ata kanë kërkuar që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla.

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen se dhunuan seksualisht një vajzë të mitur
Lexo po ashtu Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen se dhunuan seksualisht një vajzë të mitur

“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, kanë shkruar në Twitter. /Telegrafi/