LAJMI I FUNDIT:

OSBE mbështetë komunën e Malishevës për krijimin e mekanizmave kundër dhunës në familje

OSBE mbështetë komunën e Malishevës për krijimin e mekanizmave kundër dhunës në familje

Kryetari i Komunë së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, kanë pritur sot në një takim pune, këshilltaren për të drejta e njeriut, në misionin e OSBE-së në Kosovë, Anabela Atanasio Alves.

Sipas njoftimit për media qëllimi i këtij takimi ishte, koordinimi për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje.


Ky mekanizëm formohet në bashkëpunim në mes të Koordinatorit Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, misioni në Kosovë.

Kryetari Begaj e ka mirëpritur këtë iniciativë, në mënyrë që rastet e dhunës në familje të trajtohen në mënyrë institucionale dhe në të njëjtën kohë, të punohet në parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

“Përvoja e shteteve evropiane në këtë fushë është shumë e rëndësishme dhe ne si institucione jemi të gatshëm të punojmë në këtë fushë”, ka thënë Begaj dhe i ka falënderuar zyrtarët e misionit të OSBE-së, për bashkëpunim dhe gatishmërinë e treguar, për krijimin e këtyre mekanizmave.

Në njoftim thuhet se këshilltarja për të drejtat e njeriut në misionin e OSBE-së, Alves, është shprehur e kënaqur me gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të punuar në këtë drejtim, si dhe për bashkëpunimin e mirë në mes të OSBE-së dhe komunës, e po ashtu edhe me zyrën për barazi gjinore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori