LAJMI I FUNDIT:

Osama bin Laden ishte ‘i etur për të përsëritur 11 Shtatorin’ – zbulohen detaje nga letrat e sekuestruara nga ekipi që ekzekutoi liderin e Al-Kaedës

Osama bin Laden ishte ‘i etur për të përsëritur 11 Shtatorin’ – zbulohen detaje nga letrat e sekuestruara nga ekipi që ekzekutoi liderin e Al-Kaedës

Osama bin Laden kishte qenë “shumë i etur për të përsëritur sulmet e 11 Shtatorit” kundër SHBA-së – dhe në mënyrë aktive komplotoi të hidhte në erë cisternat e naftës, të dëmtonte shinat dhe të përdorte aeroplanë privatë si armë, sipas një numri dokumentesh të sekuestruara.

Komplotet u përshkruan në më shumë se 500,000 letra dhe dosje të sekuestruara nga ekipi i Navy SEAL që ekzekutoi liderin vrasës të Al-Kaedës në vitin 2011, sipas Nelly Lahoud, një studiuese që kaloi vite duke studiuar me kujdes ato, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

Ato tregojnë se terroristi ishte “shumë i etur për të përsëritur sulmet e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara”, tha Lahoud, një bashkëpunëtore e lartë në Programin e Sigurisë Ndërkombëtare të Amerikës.

Bin Ladeni ishte “i vetëdijshëm” se siguria ishte bërë “shumë e madhe në aeroporte” pas sulmeve të tij monstruoze të 11 Shtatorit – dhe kështu u tha pasardhësve të tij që në vend të kësaj të merrnin parasysh marrjen me qira të aeroplanëve privatë për të sulmuar SHBA-në.

Duke e ditur se do të ishte gjithashtu e vështirë, ai përshkroi gjithashtu një plan të detajuar për të masakruar udhëtarët amerikanë në një tren.

Ai donte që të “shkëputeshin” rreth 12 metra metra binarë në mënyrë që një “tren të mund të dilte nga shinat”, tha Lahoud, e cila analizoi së pari dokumentet për Qendrën e Luftimit të Terrorizmit në West Point.

Oficeri tregon momentet e vrasjes së Bin Laden: Në fillim na doli djali, e vramë - pastaj vazhduam tutje (Video)
Lexo po ashtu Oficeri tregon momentet e vrasjes së Bin Laden: Në fillim na doli djali, e vramë - pastaj vazhduam tutje (Video)

“Dhe ne e gjejmë atë duke shpjeguar pakon e thjeshtë të mjeteve që ata mund të përdornin. E dini, tha ai ‘mund të përdorni një kompresor. Mund të përdorni një mjet për shkrirjen e hekurit’”, tha ajo, duke vënë në dukje se si Bin Laden kishte një diplomë në inxhinieri.

Komplotet ishin të detajuara në letrat e vitit 2004, sipas Lahoun – e cila tha se terroristi ishte aq i frikësuar duke u fshehur pas 11 Shtatorit, saqë nuk komunikoi me pasardhësit e tij për tri vjet.

Në vitin 2010, një vit para vdekjes së tij, bin Laden komplotoi të shënjestronte shumë cisterna të naftës së papërpunuar dhe rrugët kryesore të transportit nëpër Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përcjell Telegrafi.

Bin Laden e pa “rëndësinë e naftës për ekonominë e industrializuar” si “të ngjashme me gjakun për qeniet njerëzore”, thekson Lahoud.

“Pra, nëse i shkaktoni dikujt gjakderdhje të tepërt, edhe nëse nuk e vrisni, të paktën do ta dobësoni atë”, tha më tej ajo.

“Ai me të vërtetë donte t’ia bënte këtë ekonomisë amerikane”.

10 vjet pas vrasjes së Bin Laden, Biden: Nuk do ta harroj kurrë atë moment
Lexo po ashtu 10 vjet pas vrasjes së Bin Laden, Biden: Nuk do ta harroj kurrë atë moment

Siç vë në pah ajo, letrat treguan se bin Laden ishte “shumë metodik” dhe “nuk donte t’i linte asgjë rastësisë”.

Por planet nuk u realizuan kurrë dhe Bin Laden u duk si “larg nga kontrolli i al-Kaedës”, tha Lahoud, duke theksuar se letrat e bënin të qartë se ai “absolutisht nuk i bënte aksionet”.

“Ne shohim në letra një bin Laden të vogël, dikë që është shumë i ndryshëm nga kjo figurë e fuqishme për të cilën po lexonim çdo ditë në gazeta për më shumë se një dekadë”.

“Dhe dallimi midis ambicieve të tij dhe midis aftësive të tij është turbullues”.

Kjo ishte pjesërisht për shkak të një “llogaritje të gabuar të madhe” në mënyrën se si Bin Laden parashikoi se SHBA do të përgjigjej, pas humbjes së mijërave jetëve më 11 Shtator.

“Ai mendonte se populli amerikan do të dilte në rrugë, do të përsëriste protestat kundër luftës ndaj Vietnamit dhe ata do të ushtronin presion mbi qeverinë e tyre që të tërhiqej nga shtetet me shumicë myslimane”, vë në pah ajo, me letrat që tregonin se ai priste maksimumi “një sulm ajror të kufizuar”.

Përse nuk u publikuan kurrë fotot e trupit të Bin Laden? Detaje tjera interesante nga vrasja e themeluesit të Al-Kaidas! (Foto)
Lexo po ashtu Përse nuk u publikuan kurrë fotot e trupit të Bin Laden? Detaje tjera interesante nga vrasja e themeluesit të Al-Kaidas! (Foto)

Dokumentet treguan gjithashtu se Al Kaeda kishte vetëm 200,000 dollarë në arkat e saj në vitin 2006 dhe nuk ishte në gjendje të mbështeste xhihadin e saj gjithnjë e më të përçarë, thuhet në raport.

Bin Laden u mbështet në letra – të cilat u mbajtën edhe në hard disqe – sepse ai nuk kishte qasje në internet ndërsa rrinte i fshehur, raportoi “60 Minutes”.

Lahud lexoi një letër nga një bashkëpunëtor, i quajtur Tewfiq, në të cilën ai paralajmëroi udhëheqësin e tij: “Dobësia dhe dështimi që na ndodhi ishin pikëllues”.

Publikimi i dokumenteve ishte “një goditje pas vdekjes edhe për terroristin”, mendon Lahoud, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

Ish-drejtori i CIA-s: Vrasja e Qasem Soleimani është më e rëndësishme se vrasjet e Osama bin Ladenit ose udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi
Lexo po ashtu Ish-drejtori i CIA-s: Vrasja e Qasem Soleimani është më e rëndësishme se vrasjet e Osama bin Ladenit ose udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi

“Frika më e madhe e Bin Ladenit ishte për ekspozimin e sekreteve të Al Kaedës. Dhe kështu fakti që SEALs vendosën të zbulojnë këto letra siguroi që sekretet e Al Kaedës të ekspozoheshin”.

Letrat treguan gjithashtu rolin e rëndësishëm që gratë luajtën në operacionet e Bin Ladenit.

“Njerëzit që me të vërtetë punuan në deklaratat publike të Osama ishin kryesisht vajzat e tij, Miriam dhe Sumaiya”, bën të ditur Lahoud.

“Ishte befasuese për mua. Në ‘botën e al Kaedës dhe të xhihadizmit në përgjithësi’, gratë nuk janë pjesë e fytyrës publike të xhihadit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori