Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur të enjten në një takim Ilir Abdullahun, kryeshef ekzekutiv i KUR “Prishtina”, drejtorin teknik Sokol Xhafa si dhe Alan Brown dhe Astrit Vokshi, përfaqësues të Asociacionit të Përbashkët Dorsch/CDI, e cila implementon “Programin mbështetës për furnizim me ujë dhe kanalizime në zonat rurale të Kosovës, faza e 5-të”.
Në këtë takim u bisedua për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Orllan me rrethinë dhe realizmin e projektit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza.
Lidhur me ndërtimin e ujësjellësit dhe furnizimit me ujë të fshatit Orllan, kryetari Veliu dhe kryeshefi i KUR “Prishtina” u pajtuan që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për këtë çështje.
“Me kryeshefin Abdullahu u dakorduam që KUR “Prishtina” të fillojë me hartimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit për furnizim me ujë të pijshëm të banorëve të asaj zone”, tha kryetari Veliu.
Ai premtoi se me rishikimin e buxhetit komunal për vitin 2017 do të ndahet një shumë e mjeteve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin Orllan dhe se do të angazhohet që të gjejë forma të financimit të projektit edhe nga niveli qendror.
Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina” Ilir Abdullahu, ka shprehur gatishmërinë për investime në zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm për Orllanin dhe fshatrat përreth, duke thënë se menjëherë do të fillojnë me hartimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.
Në këtë takim e sotëm përfaqësuesit e Asociacionit të Përbashkët Dorsch/CDI, Alan Brown dhe Astrit Vokshi, e informuan kryetarin Veliu se është në fazën e prokurimit projekti zbatues për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në Orllan.
Ndryshe, projekti në vlerë prej 500 deri 600 mijë euro financohet nga Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë dhe implementohet nga Asociacioni i Përbashkët Dorsch/CDI, në kuadër të “Programit mbështetës për furnizim me ujë dhe kanalizime një zonat rurale në Kosovës, faza e 5-të”. Punimet do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procedurave të prokurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe