Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes me postime provokuese.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë sërish, teksa ripostoi imazhet e para disa javësh ku ajo shihet në veshje ushtrie dhe armë që kanë plumba me ngjyrë dhe përdorën për sportin Paintball.


“Kjo është një lodër, unë jam arma”, kishte shkruar modelja nga Shqipëria në mbishkrimin e fotove që publikoi në tetor të vitit të kaluar.

oriolamarashi 248704787 295008205776783 1718342836654498010 n 1 Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndërsa tani, ajo postoi të njëjtat imazhe në InstaStory, sipër të cilave ka shkruar: "Nëse unë do të isha ukrainase".

oriolamarashi 274803668 281646923941805 7650372232989895177 n 1 e1645972849686 Foto: Oriola Marashi/InstaStory

Postimin e saj, Oriola e lidhi postimin me zhvillimet e fundit në Ukrainë, shtet i cili prej disa ditësh që po përballet me situatë lufte me Rusinë.

oriolamarashi 248965427 555571378872717 8849951169201276385 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndryshe, modelja e njohur po vazhdon angazhimet e saj profesionale jashtë Shqipërisë, si imazh i markave të njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/