Organizim ilegal i skemave piramidale, një i arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij në Gjilan.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në lokal janë hasur edhe gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore.
Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































