LAJMI I FUNDIT:

Organizata Botërore e Punës: Pandemia COVID-19 ‘zhduk’ 400 milionë vende të punës gjatë tremujorit të dytë

Organizata Botërore e Punës: Pandemia COVID-19 ‘zhduk’ 400 milionë vende të punës gjatë tremujorit të dytë
Foto: Ilustrim

Perspektiva për tregun botëror të punës në gjysmën e dytë të vitit 2020 është “shumë e pasigurt” dhe parashikimi i rikthim nuk do të jetë i mjaftueshëm që punësimi të kthehet në nivelet e para pandemisë COVID-19.

Kështu thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në raportin e saj të fundit “ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës, edicioni i pestë”, përcjell Telegrafi.

Në këtë raport, ILO thotë se në tërë botën, pandemia COVID-19, gjatë tremujorit të dytë 2020, ka zhdukur 400 milionë vende të punës.

Ku rënia e orëve botërore të punës ishte “dukshëm më e keqe sesa pritej” në gjysmën e parë të vitit. Amerika ishte vendi më i goditur, duke humbur 15.6 për qind të orëve të punës.

Humbjet e parashikuara të orarit të punës | Burimi: ILO

Në të gjithë botën, rreth 11.9 për qind e orëve të punës humbën në tremujorin e dytë.

ILO vlerëson se humbjet e orarit të punës pritet të mbeten në nivelin e 4.9 për qind në tremujorin e katërt, i barasvlershëm me 140 milionë punë me kohë të plotë. Sipas një skenari pesimist, me një valë të dytë të pandemisë, kjo shifër mund të rritet në 11.9 për qind. /Telegrafi/