LAJMI I FUNDIT:

Orekiete me domate

Orekiete me domate

Përbërësit:

▪ 400 gr makarona orekiete
▪ 500 gr rrepa
▪ 400 gr tul domateje
▪ 50 gr ullinj të zinj, pa bërthamë
▪ kripë, piper, vaj ulliri, djathë i fortë (i grirë)
▪ 1 thelbi hudhër


Përgatitja:

Fillimisht përgatisni salcën. Hidhni në një tenxhere hudhrën e qëruar me 3 lugë vaj ulliri. Kur të jetë skuqur paksa hiqeni dhe bashkoni me të tulin e domates dhe ullinjtë e zinj.
Lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë; kur salca të jetë terur shtojini kripë dhe piper të bluar.

Zieni ujë me bollëk, hidhini kripë dhe fusni orekietet (makarona me formën e petëzave të rrumbullakëta) bashkë me rrepat e pastruara e të lara. Lërini orekietet dhe perimet të ziejnë me zjarr të ngadaltë.

Kulloni orekietet e ziera, hidhini në një pjatancë bashkë me rrepat dhe hidhuni sipër salcën që keni përgatitur.

Nëse ju pëlqen, para se t’i shërbeni orekietet në tryezë hidhuni katër lugë djathë të grirë dhe piper mundësisht të bluar në çast. Nëse dëshironi mund t’i shtoni pjatancës edhe një ose dy sardele konservë. /Telegrafi/