LAJMI I FUNDIT:

Orce Kamçev del nga burgu

Orce Kamçev del nga burgu

Biznesmeni Jordan Kamçev është i lirë që prej datës 6 nëntor, BIRN, pasi ka shfrytëzuar mundësinë ligjore për të bashkuar në një dy dënimet me burg të rasteve “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”.

Për këtë arsye, gjykata i ka ulur dënimin total me katër muaj.


Prokuroria publike nuk u ankua kundër këtij vendimi të gjykatës. Më parë, dënimi total ishte 24 muaj burg, së bashku me ditët e kaluara në paraburgim dhe arrestin shtëpiak.

Informacionin për “BIRN” e ka konfirmuar drejtori i burgut në Strugë, Valon Kura, ku biznesmeni ka vuajtur dënimin me burg.

Kamçev ka paguar edhe 5.1 milionë euro në buxhetin e shtetit për rastin “Perandoria” pas pranimit të fajësisë./Telegrafi/