LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Sasia e cilësia e kandidatëve për rektor të UP-së, dëshmi se nuk ka besim në proces

ORCA: Sasia e cilësia e kandidatëve për rektor të UP-së, dëshmi se nuk ka besim në proces

Kandidaturat për rektor të Universitetit të Prishtinës tregojnë se besimi në proces ka humbur, vlerëson Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Sipas tyre, duhen zgjedhje të reja në nivel universitar për të dalë nga situata e krijuar.


“Si për nga numri i kandidaturave, si për nga kualiteti shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor. Fakti që në mesin e 6 kandidatëve kanë aplikuar njerëz me të kaluar të dyshimtë, si shembull të përfolur për afera korruptive, apo që kanë pasur pjesëmarrje aktive në sabotazhë të integritetit akademik të UP-së, tregon se shkarkimi i rektorit dhe situata aktuale po shërbejnë si mobilizim për grupet e interesit të cilat duan ta çojnë në regres Universitetin e Prishtinës”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

Për më tepër, fakti që asnjë grua nuk është kandidate për rektor, është po ashtu shqetësues sipas kësaj organizate.

“Brengat e deritashme të shoqërisë civile për ngacmime seksuale dhe për seksizëm në UP, vërtetohen me faktin që asnjë grua nuk ka besim në këtë proces për të kandiduar si kandidate për rektor të Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje.

ORCA ka parë me shqetësim emrat e kandidatëve si Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova e Qerim Qerimi dhe si rrjedhojë thotë se ka filluar një proces holistik të verifikimit për secilin kandidat në lidhje me integritetin personal dhe akademik të secilit kandidat.

“Brenda javës ORCA do të publikojë profilin e secilit kandidat për rektor. Ndërkohë ORCA do të fillojë mobilizimin me organizatat e shoqërisë civile për të kërkuar në mënyrë të vendosur shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e Universitetit, si e vetmja mënyrë për dalje nga situata aktuale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori