LAJMI I FUNDIT:

Orari i ndeshjeve të ekipit Bad News Eagles në turneun e CS:GO në Finlandë

Orari i ndeshjeve të ekipit Bad News Eagles në turneun e CS:GO në Finlandë
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka udhëtuar për në Finlandë ku janë ftuar në turneun Elisa Masters Espoo i cili pritet të fillojë së shpejti.

Në këtë turne ekipi shqiptar së bashku me 11 ekipe tjera do të garojnë për një grup çmimesh rreth 200.000 dollarë, si dhe një vend në fazën Play-In të turneut IEM Katowice 2023.


Bad News Eagles është pjesë e grupit B, ku me datën 17 nëntor do të zhvillojë pesë ndeshje në formatin ‘Bo1’, të parën ndaj ekipit portugez SAW.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të ekipit Bad News Eagles, të cilat do të transmetohen në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

10:00 Bad News Eagles – SAW
13:00 Bad News Eagles – Astralis
14:30 Bad News Eagles – 500
16:00 Bad News Eagles – Complexity
19:00 Bad News Eagles – fnatic

/Telegrafi/