LAJMI I FUNDIT:

Oracle thuhet se është e interesuar të blejë TikTok-un

Oracle thuhet se është e interesuar të blejë TikTok-un

Donald Trump e quajti Oracle një “kompani të shkëlqyeshme”, por deri më tani, Microsoft është konsideruar kandidati më premtues për blerje.

Pasi presidenti amerikan Donald Trump i dha TikTok-ut 90 ditë për tu ndarë nga të gjitha të dhënat e përdoruesve të SHBA-së, aktualisht ekziston një garë ofertash  për shërbimin kinez me video.


Tani, sipas mediave të huaja, Oracle gjithashtu duket se ka hyrë në garë për ta blerë TikTok-un.

Kompania amerikane e softuerit është bashkuar me disa investitorë në pronarin e TikTok ByteDance siç janë General Atlantic dhe Sequoia, thanë disa njerëz të njohur me këtë çështje për agjencinë e lajmeve Reuters.

Oracle dëshiron t’i blejë operacionet jo vetëm amerikane, dhe duke vepruar kështu, ata do të garonin me kompaninë më të madhe të softuerëve në botë, Microsoft, i cili deri më tani konsiderohet kandidati më premtues për të blerë TikTok-un, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Bill Gates ishte skeptik për një marrëveshje të mundshme sepse Microsoft nuk ka përvojë me rrjetet sociale.

Po ashtu shërbimi i mesazheve të shkurtra, Twitter, i cili thuhet se ka treguar sinjale se do ta blejë TikTok-un, vështirë se i jepet ndonjë mundësi.

Shqetësim për të dhënat e përdoruesit

Qeveria amerikane është e shqetësuar për abuzimin e të dhënave të përdoruesve dhe dëshiron të ndalojë TikTok dhe WeChat nga gjiganti kinez i teknologjisë Tencent.

Bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison është një nga të paktët drejtorë të nivelit të lartë në një kompani teknologjike që mbështetet hapur nga Trump.

“Unë mendoj se Oracle është një kompani e shkëlqyeshme”, tha Trump gjatë një vizite në Yuma, Arizona. Një blerje e tillë do të përfaqësonte një rivlerësim strategjik për Oracle. Deri më tani, grupi amerikan ka fituar pjesën më të madhe të të ardhurave të tij me licenca softuerësh dhe aplikacione cloud.

“Financial Times” ishte media e parë që raportoi për interesin e Oracle. /Telegrafi/