LAJMI I FUNDIT:

OQM thërret në protestë qytetarët e Maqedonisë

OQM thërret në protestë qytetarët e Maqedonisë

Opcioni qytetarë për Maqedoninë (OQM) i fton qytetarët që të dalin në protestë të qetë për ditën e nesërme, në ora 18, para Agjencisë për Komunikime Elektronike në Shkup, për t’u dhënë mbështetje institucioneve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lideri i OQM-së, Stevçe Jakimovski thotë se institucionet nuk guxojnë të punojnë nën trysni dhe se çdokush duhet të merr përgjegjsi për punën që e bën.


Sipas tij, OQM-ja dëshiron të tregojë se një numër i madh qytëtarësh e duan shtetin, i respektojnë institucionet pasi që janë të tyre.

Më tej Jakimovski thekson se institucionet sulmohen nga arsye politike dhe joprincipiele dhe se shtet nuk ka, nese nuk ka institucione./Telegrafi/