LAJMI I FUNDIT:

Optimizmi ul kolesterinën?

Optimizmi ul kolesterinën?

Personat që kanë qëndrim pozitiv ndaj jetës kanë nivel më të ulët të kolesterinës në gjak, pohojnë shkencëtarët.

Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 990 persona në moshën prej 40 deri 70 vjet. Ata kanë plotësuar anketën për llojin e qëndrimit ndaj jetës. Shkencëtarët nivelin e optimizmit e kanë matur në shkallen prej 6 deri 30.

Personat me nivel më të lartë të optimizmit kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës së mirë (HDL), i cili mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.


Për çdo 5 pikë niveli i kolesterinës së mirë në gjak është rritur për l miligram për l decilitër gjak. Optimistët po ashtu kanë pasur nivel më të ulët të triglicerideve në gjak, molekulave të yndyrave, të cilat mund të shkaktojnë fryrje të artereve dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut.

Udhëheqësja e hulumtimit prof. Julia Boeh ka deklaruar se si “hulumtimi tregon që shëndeti ynë psikologjik ka ndikim të madh në shëndetin fizik”, përcjell “Daily Mail”.

Optimizmi është qëndrim pozitiv ndaj të kuptuarit dhe vrojtimit të situatave të përditshme dhe jetës. Optimistët janë në gjendje që edhe situatat negative t’i shohin si diçka pozitive, respektivisht si diçka nga e cila mund të mësojnë diçka.

Shkencëtarët theksojnë që optimizmi është diçka që mund të adaptohet dhe ushtrohet, ngjashëm me shkathtësitë.

E rëndësishme është që në shumicën e situatave të mbajmë qëndrim pozitiv sepse në këtë mënyrë reduktojmë nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) në trup, për të cilin është dëshmuar që përshpejton krijimin e sëmundjeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori