Motori i kërkimit, Google ka sjellë një mjet “Shazam for humming”, duke lejuar këdo që të gjejë cili është titulli i këngës pas një melodie ose fragmenti që ju ka mbetur në mendje.

Për të përdorur opsionin e ri, hapni versionin tuaj më të fundit (pra, të azhornuar), të aplikacionit Google, prekni ikonën e mikrofonit dhe thoni “What’s this song?”, ose klikoni në butonin “Search a song”.


Fishkëlleni ose këndoni melodinë për të paktën dhjetë sekonda. Sistemi i inteligjencës artificiale do të kërkojë në bazën e tij të të dhënave për t’ju prezantuar me një listë të këngëve të mundshme.

maxresdefault 12

"Një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar është se melodia e një kënge është si gjurma e gishtit: Secili ka identitetin e vet unik", tha Krishna Kumar, një Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search.

"Kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqëson melodinë e këngës. Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio".

a170097261b09bb842747b17e27098a0

Aparna Chennapragada, një nënkryetare e Google që zbuloi opsionin e ri, tha se njerëzit e pyesin Google "çfarë këngë është kjo" gati 100 milion herë çdo muaj, ose kërkojnë fraza teksti, që t’ju shfaqet kënga. /Anabel/ /The Telegraph/