Opsionet e mëngjesit që duhet t’i shmangni: Ato praktikisht garantojnë shtim në peshë
Edhe pse krofnet, pastat e ndryshme, palapetat apo vaflet mund të jenë një mundësi joshëse për mëngjes – për shkak të sasisë së sheqerit që përmbajnë, ato pothuajse garantojnë shtim në peshë nëse konsumohen shumë shpesh, ndërsa i njëjtë është rasti me pllakat granola që në dukje janë të shëndetshme.
Fakti është se mëngjesi sigurisht luan një rol të rëndësishëm në ditën tuaj, ajo që futni në organizëm në mëngjes, jo vetëm që mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni më pas, por gjithashtu mund të ketë ndikim afatgjatë në shumë aspekte të shëndetit të përgjithshëm, duke përfshirë peshën tuaj.
Për fat të mirë, ka shumë opsione për mëngjes të shëndetshëm – por ka edhe shumë ushqime të popullarizuara që mund të kenë efekt negativ në organizmin tuaj dhe ndoshta të çojnë në shtim në peshë.
Palapetat dhe vaflet
Edhe pse këto ushqime të njohura për mëngjes janë padyshim të shijshme, nutricionistët paralajmërojnë se ato janë gjithashtu të dëmshme për shëndetin tuaj. Palapetat dhe vaflet janë bërë nga mielli i bardhë dhe janë plot me karbohidrate të rafinuara që kanë një indeks të lartë glikemik.
Çdo ushqim që është i pasur me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara të rafinuara, ka të ngjarë të rritë nivelet e sheqerit në gjak. Kur këto nivele të sheqerit në gjak bien, ju ndiheni të uritur dhe tentoni të hani tepër, duke çuar në shtim të peshës.
Petullat e ëmbla dhe brumërat tjera
Petullat e ëmbla janë një tjetër ushqim klasik i mëngjesit, megjithatë, ashtu si palapetat dhe vaflet, ato janë të ngarkuara me sheqer, duke i bërë një nga zgjedhjet më të këqija për shëndetin tonë – veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës. E njëjta gjë vlen edhe për shumë produkte furre dhe brumëra, si kiflet.
Ato janë plot me karbohidrate të rafinuara, sheqer dhe yndyra të ngopura që rritin nivelet e sheqerit në gjak dhe çojnë në një përgjigje inflamatore. Ndërsa shijimi i një petulle të ëmbël një herë në muaj, nuk do ta rritë domosdoshmërisht belin tuaj, marrja e tepërt ditore e sheqerit mund të rezultojë në një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë shtimin në peshë.
Pllakat granola
Pllakat granola janë të lehta për t’u ruajtur në qilar dhe mjaft të thjeshta për t’u ngrënë kudo. Megjithatë, edhe pse shpesh etiketohen si një mëngjes apo meze ‘e shëndetshme’, nuk duhet të bini pas këtij marifeti marketingu. Këto bare mund të kenë pasoja të rënda dhe përkundër se duken të shëndetshme, ato janë plot me sheqerna shtesë që ju bëjnë të shtoni në peshë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri