LAJMI I FUNDIT:

Opozita proteston para Parlamentit në Tiranë, debate edhe në seancë

Opozita proteston para Parlamentit në Tiranë, debate edhe në seancë

Partia Demokratike proteston sot sërish para Parlamentit, ndërkohë që brenda në sallë do të zhvillohet seanca plenare. Megjithëse me një numër rekord deputetësh të përjashtuar, beteja edhe këtë të enjte do të vijojë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Ashtu si herën e kaluar edhe këtë të enjte deputetët e përjashtuar të PD ankimuan vendimin e Sekretariatit të Etikës, por Byroja e Kuvendit la në fuqi vendimin dhe efektivët e Gardës së Republikës nuk i lejuan ata të futeshin në sallë.


Sali Berisha ka deklaruar se pa trajtuar çështjen McGonigal, nuk do të ketë shpëtim për Edi Ramën.

“Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendosur që ta kapërceje këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar. Kryeministër që paguan vrasës me pagesë kundër pluralizmit dhe opozitës së vendit të tij. Ky nuk është kryeministër, ky është krim-ministër,” u shpreh kryedemokrati një ditë më parë.

Duke u ndalur te çështja McGonigal, Berisha akuzoi kryeministrin Rama: “Dorian Duçka, këshilltari personal privat i Edi Ramës, në emër të Edi Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza kalonin nga klubi në klub, ku gjenin biznesmenë, për t’i terrorizuar se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë tani, për të zgjidhur problemet. Përndryshe, blacklistimi është i sigurt për ju.” Në lidhje me këtë listë, Berisha i drejtoi edhe një pyetje Lulzim Bashës. “A ka lidhje lista që Lul Basha dorëzoi për biznesmenët që gjasme mbështetën foltoren?”.

Berisha i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH-it, komisionit të Kongresit të SHBA-së dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi veprime të njerëzve të Ramës në lidhje me krijimin e një liste të zezë biznesmenësh.

Ndërkohë, teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Korçë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e quajti protestën kombëtare të 3 marsit si një presion ndaj gjykatës.

Ai u shpreh se secili duhet të pranojë vendimin e gjykatës pa bërë komente cilido të jetë ai vendim. “Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës”, tha Alibeaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori