LAJMI I FUNDIT:

Opozita kritikon Strategjinë për Energji të hartuar nga Qeveria

Opozita kritikon Strategjinë për Energji të hartuar nga Qeveria
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës po shqyrton strategjinë për energji për periudhën 2022-2031 për të cilën opozita ka drejtuar kritika.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se strategjia e prezantuar nga qeveria nuk ka plan veprimi.


“Kjo strategji nuk ka plan veprimi, kjo strategji nuk e di as kur fillon as mbaron, vetëm e ka emrin 2022-2031 dhe na thua komplet kostoja e kësaj është 3.6 miliardë. Kryeministër, sepse ministri ne financave nuk e de këtu por e ke zëvendësin, pjesëtoi për tetë vjet afat të kësaj strategjie 3.6 miliardë sa po të dalin investime vjetore, dhe a ka kapacitet ky vend, na po e shohim sa e keni realizuar buxhetin, mbi 360 milion deri 380 milion euro kapacitet financiar duhet të ketë vetëm sektori energjetik për të implementuar strategjinë, të arrihen caqe dhe objektivat, e parealizueshme, e paarsyeshme, e pamundshme”, ka thënë Shala.

Ai gjithashtu ka thënë se strategjia bie ndesh me ligjet bazike mjedisore.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetja Valentina Bunjaku strategjinë për energjinë e ka quajtur punim të dobët seminari.

“Strategjia e energjisë 2022-2031 nga qeveria e Kosovës është vetëm analizë, vetëm përshkrim, vetëm tekst, pa asgjë konkrete, pa asnjë zgjidhje. Është një punim i dobët seminari, ka përgjithësime, ka teori, ka konstatime, por zgjidhje nuk ka… A ka përgjigje kjo strategji, a do të pranohet projekti i gazit nga amerikanët që dëshiron ta pavarësojë Kosovën, Ballkanin dhe vendet e BE-së nga gazi rus, nuk ka përgjigje, ka ikje nga tema kryesore nga projekti kryesor, nga zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme nga aleati ynë më besnik. Nga strategjia e qeverisë ka teori dhe deklarata të thata”, ka thënë ajo.

Sipas Bunjakut, strategjia ka pretendime për dhjetë vjet, por nuk ka zgjidhje për dimrin aktual dhe qytetarët nuk e dinë ende a do të ketë reduktime.

Ndërsa deputeti Pal Lekaj ka thënë se në këtë strategji mungon pjesa ku duhej të vendosej për krijimin e investimeve në infrastrukturën energjetike dhe pjesa e intervenimit shtetëror në kosto të kredive investuese në këtë sektor.

“Kjo qeveri dhe pse kemi pasur gjatë krizë energjetike, pas 22 muajve e sjell strategjinë e energjisë që aspak nuk i përmbush nevojat e qytetarëve, kjo qeveri ka qenë pengesë e gjitha investimeve në këtë sektor, edhe kur ka qenë në opozitë edhe tash që 22 muaj nuk kemi investime në këtë sektor dhe me këtë mund t’ju them qytetarëve se me këtë strategji na pret terr i madh për dhjetë vjet”, ka thënë Lekaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori