Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar të mërkurën që të raportojë kryeministri Albin Kurti për gjendjen në veri dhe për raportet me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputeti Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit theksoi se si parti nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.
“31 maj i këtij i viti e gjen Kosovën në një pozicion shumë të dëmshëm dhe të palakueshëm. Pra, një vend që është çliruar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka shpallur pavarësinë pikërisht me mbështetjen e SHBA-ve dhe sot pra 31 maj e gjen vendin tonë në ballinat e gazetave më të mëdha botërore si: BBC, CNN e shumë media të tjera ndërkombëtare si një vend i cili tashmë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është e dëmshme, e papranueshëm dhe karshi kësaj situate, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Prandaj, ti marrim përgjegjësitë në duart tona dhe angazhimin në mënyrë që të arrijmë të sanojmë dëmin të cilin e ka shkaktuar nga kjo qeveri dhe kryeministri Kurti”, theksoi ai, raporton kp.
Pas sanksioneve të para të NATO-së për anulimin e ushtrimeve “Defender Europe 2023”, Ai tha se agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe paralajmërimet e SHBA-ve për pozicionin që kanë marrë ndaj Kosovës janë shqetësuese dhe të dëmshme.
“Është e papranueshme dhe shumë e dhimbshme që vendi ynë për herë të parë nuk merr pjesë në një ushtrim të rëndësishëm të NATO, siç ishte ‘Defender Europe 2023’. Dhe tashmë përjashtohemi për shkak të veprimeve të qeverisë, nga një angazhim i madh që ka të bëjë pikërisht me angazhimin tonë në anëtarësimin në NATO.
Pra, si vend, agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar shumë dhe raportimet e fundit nga mediat, dhe vetë ambasadori amerikan për pozicionin që e kanë marrë karshi Republikës së Kosovës, janë shqetësuese dhe dëmshme. Pra, me kosto shumë të madhe dhe do të na marrin me vite për të arrit të kthehemi aty ku kemi qenë”, theksoi ai.
Deputeti Tahiri ka thënë po ashtu se kryeministri Albin Kurti duhet sa më parë të raportojë në Kuvend për gjendjen në veri.
“Si Grupe Parlamentare kemi kërkuar që ta kemi një raportim së më të shpejt të kryeministrit për gjendjen në veri dhe në raport me aleatët tanë dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si grupe parlamentare dhe opozitare kemi kërkuar që në momentin e parë që kryeministri do të kthehet nga Samiti në Bratislavë, të vijë para deputetëve të kuvendit dhe të raportoj për të gjitha zhvillimet dhe për atë së çfarë do të ndërmarrë në një të ardhme të afërt. Nuk ka kuptim që të mbahen seanca të tjera të rregullta në këtë gjendje çfarë është krijuar pa e pasur një raportim nga kryeministri i Kosovës. Kjo është mbetur në dorën e kryetarit që ta koordinojë këtë me kryeministrin”, theksoi ai.
Deputeti Tahiri foli po ashtu edhe për qëndrimin e PDK-së për kryetarët e ri të zgjedhur në katër komunat veriore, i cili tha se ky subjekt nuk e konteston legjitimitetin e tyre, por shtoi se kjo parti kërkon që mos të ketë eskalim të situatës dhe përkeqësim të raporteve me SHBA-të.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në "Ballkanin e Hapur"

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Elshani: Njërin terrorist në Banjskë e zumë duke fjetur

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Elshani: Njërin terrorist në Banjskë e zumë duke fjetur

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë