LAJMI I FUNDIT:

Opozita bjelloruse demonstron fuqishëm kundër Lukashenkos

Opozita bjelloruse demonstron fuqishëm kundër Lukashenkos

Dhjetëra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, “Marshin e Lirisë” për një Bjellorusi të re.

Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve.


Në të gjithë Bjellorusinë opozita bëri thirrje për protesta të dielën. Dhjetëra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, “Marshin e Lirisë” për një Bjellorusi të re, me gjithë kërcënimet masive të aparatit shtetëror. Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira. Protesta drejtohet kundër presidentit Aleksandar Lukashenko. Në proteste dëgjoheshin thirrjet “Uhodi” apo “Largohu”. Për shkak se shumë forca sigurie kanë bllokuar stacionet e metrosë, grumbuj të tëre njerëzish u nisën në këmbë.

Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve.

Korrespondenti i Deutsche Welles në Minsk, Nick Connolly raporton, se ashtu si pritej qeveria u përpoq të bllokojë rrugët e hyrjes në kryeqytet.

Kështu u bllokuan rrugë të caktuara që të çojnë në kryeqytet dhe u vendosën kufizime të rrepta të shpejtësisë aty nuk ku ekzistonin më parë.

Si pritet të përfundojë skenari i rizgjedhjes së Lukashenkos?
Lexo po ashtu Si pritet të përfundojë skenari i rizgjedhjes së Lukashenkos?

Lukashenko: Ndërhyrje e ashpër

Policia ka paralajmëruar përmes megafonave për të mos marrë pjesë në mitingun pa leje.

“Zhvillimi i aktiviteteve me grumbullime masive është ilegal, për pjesëmarrjen duhet ta dini se do të mbani përgjegjësi”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme në Minsk.

Gjeneralmajori Ivan Kubrakov, nga policia e qytetit, në një video ka paralajmëruar, se ekziston rreziku i provokimeve. Prandaj duhet të qëndroni larg sheshit, ka kërkuar ai.

Kreu i shtetit bjellorus, Lukashenko ka kërcënuar me, “ndërhyrje të ashpër” për të rivendosur qetësinë në vend.

Fundjavën e kaluar dolën në protestë kundër Lukashenkos më shumë se 100 mijë vetë.

Këtë të diel opozita pret më shumë protestues. /Deutsche Welle/