LAJMI I FUNDIT:

Opinionistët mendime të ndryshme nëse VV duhet të bëjë koalicion me partitë e PAN-it

Opinionistët mendime të ndryshme nëse VV duhet të bëjë koalicion me partitë e PAN-it

Në opinion, ka mendime të ndryshme. Disa thonë se për fituesin e zgjedhjeve, alternativë është vetëm LDK-ja, në të kundërtën zgjedhje. Ndërkaq, ka të tjerë që thonë se Vetëvendosje duhet të provoj edhe parti tjera, nëse veç dështon me LDK-në.

Opinionistët ndajnë mendime të ndryshme, për alternativat në rast të dështimit të koalicionit Vetëvendosje – LDK.


Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë se nuk sheh mundësi tjetër për Vetëvendosjen, ose LDK-ja ose zgjedhje tjera, përcjell Telegrafi.

“Nuk besoj dhe nuk do të ishte fare pozitive nëse Vetëvendosje do të kërkonte koalicion me partitë e PAN-it sepse nuk do të vinte kurrfarë ndryshimi përkundrazi do ta komplikonte edhe më shumë situatën e qeverisjes dhe do ta komprometonte Vetëvendosjen si subjekt politik dhe vet Albin Kurtin për shkak të marketingut të tij politik”, deklaroi për RTV Dukagjinin Blerim Burjani.

Por, ndryshe mendon profesori universitar, Mazllum Baraliu. Ai thotë se para zgjedhjeve, Vetëvendosje duhet të marr në konsideratë edhe partitë tjerë për koalicion të mundshëm, nëse nuk arrihet me LDK-në.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja e Vetëvendosjes me LDK-në, pse të mos ketë një ri konfigurim tjetër kualitativ ku të bëhej një koalicion me PDK-në, AAK-në apo NISMA-n”, ka deklaruar Mazllum Baraliu.

Vetëvendosje si e para ka 29 mandate, ndërsa LDK-ja 28 mandate për legjislaturën e 7 të Kuvendit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori