LAJMI I FUNDIT:

Operohet me sukses nga një sëmundje e rëndë në zemër, foshnja Rinisa “lind për herë të dytë” në Klinikën “Zhan Mitrev”

Operohet me sukses nga një sëmundje e rëndë në zemër, foshnja Rinisa “lind për herë të dytë” në Klinikën “Zhan Mitrev”

Rinisa që nga dita e parë e jetës së saj është përballur me një problem të madh, problem që për të ishte jetë ose vdekje. Jo me vullnetin e saj, që nga momentet e para të jetës, ajo filloi të luftojë me të gjitha forcat, në një luftë që edhe sekondat kanë qenë të rëndësishme.

Rinisa është lindur më 1 gusht në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ndërsa më 2 gusht është transferuar në Klinikën “Zhan Mitrev”.


“Urgjenca e rastit nuk lejonte shtyrje e as luhatje se çfarë duhet të bëhet. Menjëherë është konstatuar se ajo është e varur nga oksigjeni dhe ky ka qenë motivi i parë që ajo të transferohet në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Atje pas analizave dhe ekokardiografisë është konfirmuar se ka defekt të rëndë kongjenital në zemër dhe më pas është vendosur në Klinikën ‘Zhan Mitrev'”. Që nga momenti i ardhjes në klinikën tonë, ekipi i mjekëve menjëherë ka filluar përgatitjet për realizimin e trajtimit operativ”, thonë nga Klinika “Zhan Mitrev”.

“Menjëherë kemi reaguar në mënyrë adekuate, pasi ajo gjendje kërkon reagim të shpejtë, përndryshe mund të përfundojë me fatalitet. Pas ardhjes tek ne, menjëherë kemi filluar me terapi sipas protokollit, që të mund të vinim deri tek operacioni. Ajo është një terapi e veçantë, që është zbatuar në të gjitha analizat paraoperuese, që duhet të realizohen para se fëmija urgjentisht të futet në sallë. Ditën tjetër është futur në sallë dhe është bërë një operacion tepër i vështirë, i cili përfundoi me sukses nga ana e ekipit tonë. Pas operacionit, ne si ekip kemi pasur një sfidë të madhe sepse kjo është një anomali serioze kongjenitale e zemrës me një shkallë mbijetese shumë të ulët në të gjithë botën në qendrat e zhvilluara serioze të kirurgjisë kardiake”, tha Jordanka Maxhoska, pediatre në “Zhan Mitrev”.

Ajo shton se ky është një sukses i madh për klinikën e tyre, për ekipin e mjekëve dhe gjithë personelin.

“Ky rast është edhe një dëshmi se punojmë kardiokirurgji të shkëlqyer dhe program të shkëlqyer postoperativ, që rezulton me atë që pas një muaji nga një operacion kompleks, foshnja Rinisa shkon e shëndoshë në shtëpi”, tha Maxhoska.

Ajo theksoi se edhe prindërit janë të lumtur që foshnja e parë e tyre edhe përkundër gjitha rreziqeve dhe problemeve, shkon në shtëpi e buzëqeshur dhe e shëndoshë.

Artikull i sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori