Përfaqësues të mediave dhe agjencive ndërkombëtare të specializuara në turizmin aventurier po qëndrojnë në Kosovë gjatë udhëtimit familjarizues “FAM Trip”, i cili po zhvillohet në kuadër të konferencës rajonale të turizmit aventurier “Adventure Next Balkan 2016”.
Me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me USAID Empower projekt, Kosova përfaqësohet në këtë konferencë si shtet partner.
Sipas komunikatës, në kuadër të konferencës, Kosova ka organizuar tri udhëtime familjarizuese për mediat dhe operatorët ndërkombëtarë të cilët po e vizitojnë vendin tonë (nga data 5 deri 9 maj si dhe nga 13 deri 17 maj 2016). Udhëtimet familjarizuese apo siç njihen ndryshe “FAM trip” janë organizuar nga katër tur-operatorë lokalë.
Përfaqësuesit e agjencive turistike të huaja dhe mediave ndërkombëtare gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë të ndara në grupe dhe do të ndalojnë në disa pika turistike të vendit.
Gjatë pesë ditëve në vijim, grupet do të bëjnë shëtitje me biçikleta, hiking, do të vizitojnë manastire, xhami, rrënoja të lashta, fshatra si dhe do të shijojnë gatime tradicionale etj.
Itinerari i grupit të parë do të fillojë nga Prishtina, për të vazhduar në Novobërdë, Pejë, Deçan, Prizren, Sharr dhe për të përfunduar në Maqedoni.
Grupi i dytë do të fillojë në rajonin e Dukagjinit për t’u ndërlidhë me pjesën e Valbonës së Shqipërisë. Grupi i tretë do të vizitojë terrene për hiking si dhe do të shijojë kuzhinën tradicionale.
Pas turneut familjarizues “Fam trip” në Kosovë, pjesëmarrësit do të vazhdojnë me aktivitete të tjera në konferencën rajonale për turizëm avanturier “Adventure Next Balkan 2016”, që do të organizohen në Ohër të Maqedonisë në mes datave 10-12 maj.
Kjo ngjarje, përveç tur-operatorëve dhe gazetarëve ndërkombëtarë, mbledh edhe tur-operatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Mali i zi, Rumania, Serbia, Sllovenia d he Turqia.
Konferenca është vazhdimësi e Javës së Aventurës (Adventure Week) të cilën KIESA, bashkë me Adventure Travel Trade Association (ATTA) nga SHBA-të dhe me dy vendet e rajonit, Shqipërinë dhe Maqedoninë, kanë organizuar në gusht të vitit 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi