LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në Prishtinë – arrestohen katër persona, sekuestrohen armë e para

Operacion policor në Prishtinë – arrestohen katër persona, sekuestrohen armë e para

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, dje më 23 janar ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka përfshirë katër lokacione të ndryshme.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, i cili ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit, të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, duke u paguar kështu për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave, ku deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal.


“Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D. S. viti i lindjes 1980 m/kosovar, Xh. M viti i lindjes 1979 m/kosovar, H. H. viti i lindjes 1960 m/kosovar dhe T. Sh. viti i lindjes 1973 m/kosovar.

Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy armë të gjata, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë (5,000,00) euro, dy automjete, 4 telefona dhe mjete të forta.

“Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër (4) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të bëra publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori