LAJMI I FUNDIT:

Operacion i madh për gjetjen e Admir Adilit nga Kukësi, është zhdukur në territorin e Kosovës derisa po mblidhte boronice

Operacion i madh për gjetjen e Admir Adilit nga Kukësi, është zhdukur në territorin e Kosovës derisa po mblidhte boronice

Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Admir Adili (rreth 26 vjeç) nga Fshati Borje i Shqipërisë me datën 04 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, Dragash për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.


Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim– shpëtimi.

Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë tjerë.

“Dje me datë 07.09.2022 vet Drejtorit Rajonal Policisë së Prizrenit, Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ)”, njofton Policia e Kosovës.

Nga drejtori rajonal i policisë është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.

Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-jaka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.

Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.

Kryetari i Komunës Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori