Të paktën 6500 emigrantë u shpëtuan pranë brigjeve libiane në operacionin më të madh të këtij lloji, siç bëri të ditur Roja Bregdetare Italiane. 40 misionet e koordinuara të shpëtimit u zhvilluan rreth 20 km larg qytetit libian të Sabrathas.
Disa video shfaqën emigrantët, që thuhet të jenë nga Eritrea dhe Somalia, teksa brohorisnin apo notonin drejt anijeve të shpëtimit. Në bord kishte edhe foshnje. Të dielën, më shumë se 1100 emigrantë u shpëtuan në të njëjtën zonë. Mungesa e stabilitetit në Libi e ka kthyer vendin në një oazë për trafikantët.
Në operacionet e së hënës u përfshinë anije italiane ashtu si edhe të agjencisë kufitare të BE-së Frontex e të disa organizatave humanitare. Siç raporton Asocciated Press, emigrantët po udhëtonin në anije të tejmbushura e jo të përshtatshme për lundrim.
Vitin e kaluar, mbi një milion emigrantë, shumë prej të cilëve donin t’i shpëtonin luftës civile në Siri, mbërritën në Kontinentin e Vjetër, i cili në pamundësi për të përballuar shifrat e larta, u përfshi nga kriza e përçarjet.
Në mars, BE arriti një marrëveshje me Ankaranë në përpjekjen për të ndaluar emigrantët të kalojnë nga Turqia në Greqi, ndërsa vendet e Ballkanit i mbyllën kufijtë për emigrantët. Si rezultat, numri i të ardhurve që përdorin të ashtuquajturin itinerari i mesdheut lindor ra në mënyrë të konsiderueshme, transmeton tch.
Gjithsesi, emigrantët nga vendet afrikane të tilla si Eritrea dhe Somalia po përpiqen të kalojnë nga Libia në Itali. Rreth 106 mijë persona kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, ndërsa 2726 të tjerë kanë humbur jetën. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, mbi 275 mijë emigrantë në Libi janë në pritje të udhëtimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City