LAJMI I FUNDIT:

OpenAI në ‘diskutime intensive për të unifikuar kompaninë’

OpenAI në ‘diskutime intensive për të unifikuar kompaninë’

OpenAI është në “diskutime intensive” për të unifikuar stafin e saj të ndarë, shkroi Zëvendës Presidentja e Çështjeve Globale, Anna Makanju të hënën vonë në një memo të brendshme të rishikuar nga Bloomberg News.

Makanju e drejtoi mesazhin te punonjësit të cilët janë shqetësuar ditëve të fundit pas shkarkimit të Shefit Ekzekutiv, Sam Altman dhe emërimin e ish-shefit të Twitch, Emmett Shear si zëvendësuesin e tij të përkohshëm, transmeton Telegrafi.


“Menaxhmenti i kompanisë është në kontakt me Altman, Shear dhe bordin e kompanisë, por ata nuk janë të përgatitur të na japin një përgjigje përfundimtare këtë mbrëmje”, shkroi Makanju.

Më herët të hënën, shumica e stafit nënshkruan një letër duke thënë se do të largoheshin nëse bordi nuk jep dorëheqje dhe të ripunësonte Altman, i cili u punësua nga Microsoft.

Microsoft është aksioneri më i madh i OpenAI, derisa Altman u punësua për të drejtuar një ekip të ri të Inteligjencës Artificiale.

Memorandumi nga Makanju nuk shtjellon shtrirjen e kontaktit të stafit me Altman, dhe ish-CEO nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Ka një vrull të fortë jashtë OpenAI për ta rikthyer Altman.

Investitorët e tjerë të OpenAI, të udhëhequr nga Thrive Capital, po përpiqen në mënyrë aktive të orkestrojnë kthimin e tij, madje edhe CEO i Microsoft Satya Nadella tha se ai nuk do të kundërshtonte rivendosjen e Altman. Microsoft, i cili është zotuar të investojë deri në 13 miliardë dollarë në OpenAI, përfiton nëse Altman drejton OpenAI ose punon nën çatinë e tij, tha Nadella. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Kalo në kategori