LAJMI I FUNDIT:

Onkologjia bëhet me shërbimin e Brahiterapisë

Onkologjia bëhet me shërbimin e Brahiterapisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi si dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishti kanë bërë përurimin e shërbimit të Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.

Nga aty ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë kjo ministri ka në fokus avancimin e shërbimeve shëndetësore, dhe sjellja e kësaj aparature në Onkologji do të kontribuoj në interes të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit, por edhe në interes të profesionistëve që punojnë në këtë repart.


“Interesimi dhe angazhimi jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore, krahas menaxhimit të situatës pandemike është në fokus të veçantë. Onkologjia mbi të gjitha dhe ju po e shihni që këtu marrin shërbime më shumë se 150 persona në ditë, me ritmin e njëjtë, dinamikën e njëjtë por duke ofruar shërbime profesionale të njëjta. Edhe kjo aparatura sot e promovuar i cili do të filloj në interes të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, sidomos femrave… një projekt i munguar por i cili mungon edhe në shumë vende të rajonit është i mirë për qytetarët e Kosovës, për institucionet por mbi të gjitha për profesionistët që punojnë”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i Klinikes Onkologjike, Ilir Kurtishi ka thënë se këtë shërbim i cili është në kuadër të rrezatimit, Kosova nuk e ka pasur dhe synohet të fillohet në fillim të vitit të ardhshëm, dhe se më pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit për të.

“Është shërbimi i Brahiterapisë në kuadër të shërbimit të rrezatimit, radioterapisë, shërbim të cilin Kosova nuk e ka pasur deri sot, dhe këtë shërbim ne synojmë ta fillojmë nga viti i ardhshëm, nga mesi i janarit për pacientët tanë të cilët kanë pasur nevojë për këtë shërbim, të cilët është dashtë të shkojnë jashtë Kosovës, tash do ta marrin këtu tek ne. Numri i rasteve që kanë nevojë ta marrin këtë shërbim, në vit është diku 50 persona të sëmurë. Është fjala për sëmundjet e organeve gjenitale të femrës në radhë të parë … por mund të përdoret edhe për trajtimin e tumoreve të organeve tjera në raste të veçanta”, ka thënë Kurtishi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK, Valbon Krasniqi hapjen e këtij shërbimi e ka cilësuar si ditë të rëndësishme për shëndetësinë kosovare, pasi që të sëmurët me sëmundje kancerogjene do të kenë trajtim me të lehtë.

Krasniqi ka thënë nga viti i ardhshëm do të instalohet edhe aparatura e parë e cila do të shërbejë për radioterapi.

“Është një moment i rëndësishëm për shëndetësinë kosovare sot, ne sapo përuruam fillimin e shërbimeve te brahiterapisë, për të sëmurët me sëmundje kancerogjene …ndërkohë qe brenda tre mujorit të parë planifikojmë të instalojmë edhe aparaturën e re parë për radioterapi… Ky investim është në kuadër të investimeve të përgjithshme për të ofruar shërbime të integruara në veçanti për femrat”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori