Andre Onana është rikthyer në qendër të vëmendjes, kur ndodhet në javët e fundit për ta shlyer suspendimin.

Portieri kamerunas kishte rezultuar pozitiv në testin anti doping dhe ishte pezulluar me një vit ndalesë loje.


Por së fundmi CAS i ka dhënë dritën e gjelbër dhe Onana është duke u stërvitur rregullisht me ekipin B të Ajaxit për ta rikthyer formën.

afp fr ccc2fc8364f31ad7a16cf72e76502f11ac45fd0a

Pezullimi i portierit do të përfundojë me 2 nëntor, derisa kamerunasi është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin.

Inter dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me portierin dhe tanimë kishin nisur bisedimet e para me agjentët e tij.

Por vet portieri si duket ka bërë prapa ktheu dhe ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Ajaxin.

grkvsforcwda6agcbhad

25-vjeçari ka lënë të nënkuptohet se mund të vazhdojë kontratën me Ajaxin, derisa ka zbuluar se në verë ishte në kontakte me dy klube franceze.

"Gjithçka mund të negociohet, unë jam akoma i hapur për hipotezën e një kontrate të re me Ajaxin", tha Onana.

"Në verë kam pasur kontakte dhe me Lyonin e Nicen, por nuk gjetëm marrëveshjen e duhur", tha kamerunasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app