LAJMI I FUNDIT:

Omicroni po e shndërron Londrën në qytet “fantazmë”, qarkullim të vogël në trafik – ankohen edhe gastronomët

Omicroni po e shndërron Londrën në qytet “fantazmë”, qarkullim të vogël në trafik – ankohen edhe gastronomët

Pronari i një pabi dhe restoranti në jug të Londrës, shpresonte që festa e Krishtlindjes do të rimëkëmbte bizneset e tij pas izolimit të gjatë si pasojë e coronavirusit.

Por në vend të kësaj ndodhi e kundërta – çdo rezervim i bërë nga grupe të caktuara dy javë më parë, është detyruar t’i anulojë, transmeton Telegrafi.


Mbretëria e Bashkuara po ballafaqohet me një valë rekord të virusit, e Chris Vitty, infermier në Angli, ka paralajmëruar të premten se numri i madh i rasteve, nënkupton që mjekët dhe infermierët padyshim se do të sëmurën sikurse qytetarët e tjerë.

E kjo i ka bërë shumë pesimistë bizneset siç edhe është rasti i pabit, që u detyrua të anulojë të gjitha rezervimet në prag të festave të fundvitit.

“Kufizimet që tashmë janë në fuqi përfshirë këshilla për punë nga shtëpia, do të thotë se ata që ndoshta ndiheshin mirë kur takoheshin me miq për një pije, duhet të mendojnë dy herë për një gjë të tillë”, tha Matt Word.

“Pabi edhe ashtu nuk i është kthyer rimëkëmbjes nga coronavirusit, por tani jostabiliteti po rikthehet. Kemi pasur një të shtunë të mirë, por të diele të keqe”, shtoi ai.

Industria e gastronomisë në Britani që po tenton të rimëkëmbet pas mbylljes disamujore, sërish ka pësuar një goditje ekonomike derisa pandemia po forcohet me shpejtësi.

Në këtë shtet ishullor rastet ditore po shkojnë deri në 80 mijë, e situata duket se nuk është duke u përmirësuar – përkundrazi ekspertët paralajmërojnë se mund të përkeqësohet edhe më tej.

Kjo edhe është arsyeja që njerëzit po shmangin lokalet e tubimet e kjo ka bërë që restorantet, klubet e natës dhe pabet të pësojnë një goditje tejet të fuqishme (ekonomike).

Edhe transporti publik po ka çdo herë e më pak pasagjerë, këtë e dëshmon më së miri metroja e Londrës, që brenda vagonëve të trenit shihen shumë pak njerëz – njëjtë tregojnë edhe të dhënat zyrtare. Kjo ka filluar t’i jap një prej metropoleve evropiane epitetin e “qytetit fantazmë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori