Këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.

“Drama” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti dhe muzika u realizua nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Alex Gjonpalaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Për ‘beat’-in u përkujdes Bujaa Beats me video të bërë nga MVC Production.

Teksti i ndjerë ngërthen në vete shumë gjëra dhe lë të kuptohet tejet mes rreshtave.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bylykut.

Olsi këtë kohë ka qenë shumë i komentuar në media e shtypin rozë për shkak të Egli Takos, me të cilën ka qenë në lidhje prej më shumë se pesë vitesh. /Telegrafi/