LAJMI I FUNDIT:

Oliver Spasovski për herë të dytë do të dëshmojë për ngjarjet e 27 prillit

Oliver Spasovski për herë të dytë do të dëshmojë për ngjarjet e 27 prillit

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot duhet të dëshmojë në seancën e re për lëndën “Organizuesit e 27 prillit”, ku të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Për këtë ngjarje, por në një lëndë tjetër penale për “27 Prillin”, Spasovski dëshmoi edhe në vitin 2018, kur e kryente funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai atëherë para Gjykatës Penale Shkup deklaroi se pas hyrjes së turmës në Kuvend, është ndier pa ndihmë, i frikësuar për jetën e tij, i zhgënjyer dhe tmerruar nga veprimet e disave me të cilët ishte parë çdo ditë dhe kishte bashkëpunuar.


Përveç Spasovskit, si dëshmitar i Prokurorisë në seancën e sotme për “organizuesit e 27 Prillit” është paralajmëruar edhe Antonio Koçkov, pjesëmarrës në protestat e “Për Maqedoninë e Përbashkët”. Gjithashtu edhe ky dëshmitar kishte dëshmuar për dhunën në Kuvend më 27 Prill, por në lëndën ku i dëmtuar ishte kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

Seancën e kaluar për këtë lëndë dëshmuan Mihail Mlladenovski (i akuzuar, e më pas i amnistuar për “27 Prillin”) dhe Sashko Kocevski, referent për sistem dhe votim në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori