LAJMI I FUNDIT:

OKB thirrje për gjykim publik të vrasësve të Khashoggit

OKB thirrje për gjykim publik të vrasësve të Khashoggit

Ekspertja e të drejtave të njeriut e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Agnes Callamard, i bëri thirrje Arabisë Saudite të zhvillojë një proces gjyqësor publik mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bëjini publike të gjitha procedurat e gjykimit dhe të gjitha provat kundër të akuzuarve”, tha në një deklaratë Callamard, Raportuesja Speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare.


Callamard tha se “gjykimi me dyer të mbyllura” i Arabisë Saudite ndaj të akuzuarve për vrasjen e Khashoggit “ka dështuar në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare”.

Ajo gjithashtu dënoi mungesën e transparencës në hetimin e Arabisë Saudite, si dhe procedurat ligjore në vrasjen e Khasshoggit.

Khashoggi, kontribues i gazetës The Washington Post, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte kryer jashtë zinxhirit të komandës.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje dhe llogaridhënie më të plotë nga Rijadi.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori