OKB përgatitet për deri në 10,000 vdekje në Venezuelë


Koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara për Venezuelën, Gianluca Rampolla Del Tindaro, ka folur vetëm pak minuta më parë.
Duke iu referuar shifrës së mëparshme prej 1,450 viktimash nga tërmetet e së mërkurës, ai thotë se numri i njerëzve të vrarë "do të vazhdojë të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe të trishtueshme".
Megjithatë, OKB po punon me supozimin se do të ketë nevojë për 10,000 çanta për trupat në Venezuelë, thotë Tindaro.
"Unë shpresoj vërtet që numri të jetë më i vogël se kaq", thotë zyrtari, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se qeveria venezuelase po udhëheq operacionin humanitar në shkallë të gjerë në vend.
Të paktën 2,500 struktura janë prekur nga katastrofa, shumica e të cilave janë shembur, thotë ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































