LAJMI I FUNDIT:

OKB miraton buxhetin vjetor, më shumë se 40 milionë dollarë për UNMIK-un

OKB miraton buxhetin vjetor, më shumë se 40 milionë dollarë për UNMIK-un

Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë për vitin në vijim.

Duke filluar që nga 1 korriku 2021 deri në 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41. 298. 500 dollarë.


Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32. 534. 400 dollarë.

Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 vetë, prej të cilëve 312 civilë dhe 9 ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe 8 vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768 500 dollarë. Për UNMIK-un punojnë po ashtu 21 vullnetarë.

Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet 2 784 500, për infrastrukturën dhe objektet 2 732 200 dollarë, për komunikacionin 1 869 800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore.

Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh.

Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliardë dollarë.

Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Europë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.

UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori