LAJMI I FUNDIT:

OKB e gatshme për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19

OKB e gatshme për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim koordinatoren për Zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson me të cilën bisedoi për biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19, si dhe ndihmën që po ofrojnë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për ta kaluar sa më shpejt këtë pandemi.

Bislimi ka njoftuar Richardson për masat emergjente që ka marrë deri më tani Qeveria e Kosovës, në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që rezultojnë nga pandemia COVID-19.


Ai gjithashtu theksoi nevojën për ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët tanë për ta kaluar sa më lehtë gjendjen e krijuar nga virusi COVID-19.

Ndërsa, Ulrika Richardson shprehu gatishmërinë e saj dhe të të gjitha Agjencive të Kombeve të Bashkuara për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19./Telegrafi/