LAJMI I FUNDIT:

OKB: 750 milionë të rritur në botë nuk dinë shkrim-lexim

OKB: 750 milionë të rritur në botë nuk dinë shkrim-lexim

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Edukim Global dhe ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown tha se 260 milionë fëmijë në gjithë botën nuk arrijnë të shkojnë në shkollë dhe nëse vazhdojnë trendet aktuale atëherë në vitin 2030, 400 milionë fëmijë mbi moshën 11 vjeçare nuk do të mund të arsimohen.

Brown në një konferencë për media në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së njoftoi se 11.5 milionë të rinj kanë mbledhur nënshkrime për themelimin e një sistemi ndërkombëtar financiar për mbështetjen e edukimit dhe për parandalimin e punës dhe martesave në moshën fëmijërore si dhe për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.


Ai me këtë rast theksoi nevojën e mbështetjes së këtyre thirrjeve.

Duke vënë në dukje se çdo fëmijë ka të drejtën e shkollimit dhe se duhet të shkojë në shkollë, Brown thotë se bota po përbllet me një krizë të edukimit.

“Në gjithë botën 260 milionë fëmijë nuk arrijnë të shkojnë në shkollë. Nëse vazhdojnë trendet aktuale, në vitin 2030, 400 milionë fëmijë mbi moshën 11 vjeçare nuk do të mund të arsimohen dhe gjysma e fëmijëve të moshës shkollore, pra 800 milionë nuk do të arrijnë të marrin edukim cilësor”, shton ai, përcjell Telegrafi.

Brown u shpreh se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore nuk edukohen në nivelin e duhur dhe se disa prej tyre madje nuk dinë as shkrim-lexim. Ai thotë se në rajonet konfliktuale ndodhen 75 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë dhe se 10 milionë prej tyre janë në statusin e emigrantit.

Brown nënvizon se 750 milionë të rritur në botë, dy të tretat prej tyre gra, nuk dinë shkrim-lexim, duke bërë thirrje për krijimin e një sistemi ndërkombëtar financiar për edukimin dhe për të bërë investime në këtë fushë.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori