LAJMI I FUNDIT:

Ohri vizitohet nga princesha serbe Jelisaveta

Ohri vizitohet nga princesha serbe Jelisaveta

Në qytetin e Ohrit ka mbërritur Jelisaveta Karagjorgjeviq, e vetmja bijë e princit – guvernatorit mbretëror serb Pavle Karagjorgjeviq dhe princeshës Ollga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo është pritur nga komuna e Ohrit, në aeroportin e Ohrit, me një delegacion zyrtar. Princesha do të shëtitet nëpër qytet, do t’i vizitojë pjesën e vjetër të qytetit, si edhe shitoret e filigranit.


Përndryshe, Jelisaveta është e lindur në Beograd dhe ka një vëlla, Aleksandri. Ajo është brezi i dytë familjar me mbretëreshën spanjolle Sofija dhe princin Charles të Uellsit, por edhe familjare e princit Michaeë dhe princeshës Aleksandra të Kentit. Nëna e saj, Ollga është princeshë greko-daneze./Telegrafi/