LAJMI I FUNDIT:

Ohri planifikon ndërtimin e një projekti avanturistik

Ohri planifikon ndërtimin e një projekti avanturistik

Komuna e Ohrit dëshironë që të ndërtojë një park avanturistik në pyllin me pisha në malin Pllaoshnik, afër vendbanimit Labino, me një sipërfaqe prej rreth 500 metër katrorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përgjegjësit thonë se parku nuk do të dëmtojë ambientin, pasi që të gjitha rekuizitat do të jenë prej materiali natyror, për të cilën gjë, mendim pozitiv ka dhënë edhe Enti dhe Muzeu i Ohrit, të cilët e kanë në mbikëqyrje këtë hapësirë.


Sipas Gjoko Apostollov, udhëheqës i Sektorit për Turizëm dhe zhvillim lokal ekonomik, E gjithë kjo nuk kërkon ndonjë ndërtim të fortë, e as ndonjë prerje drunjsh, ose intervenime në pamjen ambientale. Rekuizitat mund të hiqen kurdo që të duam.

Projekti ka vlerë prej 160.000 euro, mjete këto që parashihet të sigurohen gna IPA fondet, përmes projektit ”ëaterland”, që është një bashkëpunim maqedono-grek. Projekti pret miratimin./Telegrafi/