LAJMI I FUNDIT:

Ohri mbushet me turist gjatë festave të fundvitit

Ohri mbushet me turist gjatë festave të fundvitit

Fundjava e festave duket se është një paralajmërim i mirë për një vit të frytshëm për turizmin dhe rikthimin e këtij aktiviteti në shtigjet e vjetra. Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit pret që ekonomia të stabilizohet përfundimisht në vitin 2023. Linja ajrore Ohër-Beograd, e cila nis në qershor, do të dyfishojë numrin e turistëve. Parashikimet janë që këtë vit të tejkalohet numri rekord i turistëve dhe natë qëndrimeve në krahasim me vitin para pandemisë – 2019.

Deri dje, Ohri ishte plot me turistë, ashtu si para pandemisë. Sipas analizave të punonjësve të turizmit, më shumë turist ka pasur nga Serbia, por ka edhe nga Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Turqia, Rumania dhe Izraeli. Moti i këndshëm dhe atmosfera festive i bënë turistët të bëjnë një shëtitje përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, si dhe të vizitojnë monumentet historike dhe kulturore.


Trendi i rritjes së turistëve pritet të shkojë në rritje.

Dhe fundjava e ardhshme do të jetë festive, sepse besimtarët ortodoksë i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian./Telegrafi/