LAJMI I FUNDIT:

Oficerët në Kili pickohen nga bletët pas protestave të organizuara nga bletarët

Oficerët në Kili pickohen nga bletët pas protestave të organizuara nga bletarët

Katër bletarë janë arrestuar në Kili pas një proteste që kërkonin mbështetje nga qeveria për industrinë e tyre.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bletarët mbajtën një demonstratë jashtë pallatit presidencial në kryeqytet, Santiago.


Shtatë oficerë policie u pickuan nga bletët teksa përpiqeshin të hiqnin kosheret e vendosura nga protestuesit për të bllokuar një rrugë kryesore.

Një thatësirë e zgjatur ka shkatërruar bletarinë në Kili, duke prekur burimet ushqimore të bletëve si lulet dhe të korrat

Për të ngritur kauzën e tyre, bletarët vendosën rreth 60 koshere me rreth 10 mijë bletë përpara pallatit dhe penguan policinë të shpërndante demonstratën. /Telegrafi/