LAJMI I FUNDIT:

Ofendoi gazetarët në rrjetet sociale, pezullohet nga detyra policja Anisa Kostani

Ofendoi gazetarët në rrjetet sociale, pezullohet nga detyra policja Anisa Kostani

Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Geldis Nano ka pezulluar nga detyra policen Anisa Kostani.

Reklama

Policia njofton se Kostani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

“Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun. Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën”, thuhet në reagimin e policisë.

Gjithçka nisi nga një reagim i bërë nga një gazetare në rrjetet sociale për policinë e Elbasanit.

Më pas erdhi një reagim nga policja, e cila i quajti gazetarët “të degjeneruar” dhe “pseudogazetarë”, që në shkrimet e tyre nuk shpalosin asgjë tjetër përveç injorancës dhe inatit personal. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Lajme
Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Lajme
Ministrat e Qeverisë Kurti të painformuar për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës

Ministrat e Qeverisë Kurti të painformuar për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

Lajme
Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Lajme
Takohen Atiq i LVV-së me Pecin e PDK-së: Komunat veriore do të bëhen të qytetarëve

Takohen Atiq i LVV-së me Pecin e PDK-së: Komunat veriore do të bëhen të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori