LAJMI I FUNDIT:

OEK-u dhe Komuna e Prishtinës trajtojnë bashkë telashet e bizneseve

OEK-u dhe Komuna e Prishtinës trajtojnë bashkë telashet e bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës janë dakorduar që të krijojnë një trupë e përgjithshme e cila do të merret me trajtimin e problemeve të bizneseve që veprojnë në kryeqytet.Kjo marrëveshje u arrit sot përmes një memorandumi të bashkëpunimi i cili u nënshkrua nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari Ahmeti tha se përmes kësaj marrëveshje kompanitë që veprojnë në Prishtinë do të kenë më lehtë të adresojnë problemet e tyre.


“Problemet e njëjta i ngrisin disa kompani e që nënkupton se nuk kemi nevojë për zgjidhje individuale. Kemi dy sektorë që më së shumti kemi komunikim ai është sektori i ndërtimit sepse vazhdimisht kompanitë kërkojnë leje kërkojnë lehtësim të procedurave dhe e dyta është sektori i gastronomisë për shkak të numrit te madh të restoranteve e kafiterive. Në këtë drejtim kemi vendos që ta nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi me ç’rast, do të kemi një trup të përhershme jo vetëm kur ka çështje, por në vazhdimësi të komunikojmë.I deja e këtij bashkëpunimi është që të pajtohemi sa më shumë që është e mundshme dhe t’i adresojmë çështjet”.

Në anën tjetër kryetari i OEK, Berat Rukiqi, tha se një marrëveshje e tillë, përveç zgjidhjes së problemeve të bizneseve do të ndikojë në zhvillimin e tyre dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

“Është trupa e përhershme, e cila të gjitha nuancat, çështjet, që munden me qenë delikate që ndërlidhen me politikat ne do të mundohemi t’i kanalizojmë dhe t’i trajtojmë, dhe t’i jepim një përgjigje përmes një trupe të përhershme. Janë shumë çështje tek sektori i ndërtimit që i trajton legjislacioni i përgjithshëm. Kjo trupë ka për qëllim që gjithçka që vjen e pastrukturuar të kanalizohet e të jepet në një format .. që të kemi vende të punës në Prishtinës, zhvillim në Prishtinë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

Ekonomi
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori