LAJMI I FUNDIT:

OEK dhe Ambasada e Italisë pajtohen për thellimin e partneritetit për zhvillimi ekonomik

OEK dhe Ambasada e Italisë pajtohen  për thellimin e partneritetit për zhvillimi ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Me theks të veçantë u fol për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.


Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike./Telegrafi/