Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike shprehin mirënjohjen e tyre për veprimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës me qëllim të ndërmarrjes së masave parandaluese lidhur me pandeminë botërore COVID-19.
Megjithatë, të dy odat ekonomike nëpërmjet një komunikate, shprehin shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin që këto masa mund të kenë në ekonominë e vendit në përgjithësi, si dhe sektorin privat në veçanti, e veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, qoftë për shkak të kufizimeve, por edhe për shkak të paqartësive që ekzistojnë në mesin e publikut, të cilat mes tjerash shkaktojnë edhe panik dhe veprime të pakontrolluara.
“Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës kërkojnë nga Qeveria e vendit që të dale me sqarime të detajuara përkitazi me vendimet, por edhe me masa të tjera shtesë në mbrojtje të ndërma rrjeve që operojnë në Kosovë. Këto masa mund të përfshijnë udhëheqjen nga Qeveria të një fushate të informimit të gjerë dhe të vazhdueshëm publik me qëllim të shmangies së panikut dhe veprimeve të pakontrolluara nga ana e publikut.Qeveria duhet të shpjegojë për publikun e gjerë vendimin e datës 13.03.2020 lidhur me punën në sektorin privat, meqë një numër ndërmarrjesh e posaçërisht ato prodhuese po raportojnë për refuzim të punonjësve të dalin në punë, duke u thirrur në vendimin e Qeverisë. Për më tepër, Qeveria duhet të përjashtojë nga ndalesa e hyrjes së shtetasve të huaj drejtuesit e mjeteve transportuese të mallrave, meqë ndalimi i hyrjes së mjeteve të tilla mund të shkaktojë vështirësi në zinxhirët e furnizimeve me mallra, përfshirë këtu edhe lëndët e para, e me këtë edhe të pengojë operacionet e industrisë prodhuese. Po ashtu, Qeveria duhet të diskutojë me përfaqësuesit e sektorit privat lidhur me një p ako masash që mund të ndërmerren me qëllim të subvencionimit të ndërmarrjeve, të cilat në rast të zgjatjes së gjendjes aktuale, mund të përballen me vështirësi në operacionet e tyre për shkak të kufizimit të punës, dhe rënie të aktivitetit ekonomik. Këto masa mund të përfshijnë shtyerjen e afatit për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore, e me këtë edhe shfuqizimin e kalkulimit të interesit, shqiptimit të ndëshkimeve dhe bllokimit të llogarive. Gjithashtu, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duhet të vendosë për pezullimin e detyrimeve për pagesë të obligimeve kreditore të bizneseve dhe qytetarëve, si dhe riprogramimin e tyre, krahas ofrimit të mbrojtjes së nevojshme për institucionet financiare bankare dhe jobankare. Tutje, duhet të shtyhet afati për raportime financiare për bizneset dhe organizatat joqeveritare, gjersa duhet të bëhet edhe subvencionimi i pagave për punonjësit (në nivel të pagës minimale). Në r ast të kapaciteteve të kufizuara dhe të mangëta për subvencionime monetare, duhet të sigurohen mjete financiare nga organizatat ndërkombëtare financiare të cilat ofrojnë asistencë financiare për të gjitha vendet e prekura nga COVID-19 për përballim të pasojave”, thuhet në komunikatë.
Të dy odat, me qëllim të garantimit të furnizimeve të mjaftueshme me artikuj esencialë, Qeveria duhet të vendosë për aktivizimin e rezervave shtetërore sipas vlerësimit të nevojave të furnizimit për qytetarë, të heq akcizën për lëndët djegëse me qëllim të garantimit të rezervave të mjaftueshme në nivel të shtetit, si dhe të subvencionojë veprimtaritë prodhuese të artikujve esencialë, si produktet ushqimore dhe ato farmaceutike.
“Në çfarëdo situate, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës kërkojnë nga Qeveria e vendit që të udhëheq një proces të dialogut të ngushtë me odat ekonomike, shoqërinë civile, dhe ekspertët individualë me qëllim të ndërmarrjes së vendimeve të mirëinformuara dhe gjithëpërfshirëse”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën