Martin Odegaard ka dhuruar një asistim të shkëlqyeshëm në fitoren e Arsenalit ndaj West Bromwich Albinonit me rezultat 6-0 në kuadër të 1/32-tës të EFL Cup.

Arsenali ka kaluar tutje në fazën e 1/8-tës në EFL Cup, pasi ka mposhtur thellë WBA-në në udhëtim.


Golat në këtë fitore të Topçinjve u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (17’, 45’, 62’), Nicolas Pepe (45+), Bukayo Saka (50’) dhe Alexandre Lacazette (69’).

Megjithatë, goli i anglezit Saka është ai i cili po komentohet më shumë në rrjetet sociale.

Është transferimi i fundit, Martin Odegaard, i cili ka dhuruar një asistim magjik për Sakan tek goli i epërsisë 4-0.

Ardhja e norvegjezit thuhet se ka shtuar kreativitetin tek ekipi londinez. /Telegrafi/

telegrafi sport app