LAJMI I FUNDIT:

Odegaard kujton kohën te Real Madridi: Babai më qonte në stërvitje, ndërsa unë luaja me Ronaldon, Benzeman dhe Modricin

Odegaard kujton kohën te Real Madridi: Babai më qonte në stërvitje, ndërsa unë luaja me Ronaldon, Benzeman dhe Modricin

Norvegjezi Martin Odegaard ishte vetëm 16 vjeç kur mbërriti te Real Madrid dhe megjithëse në një moshë kaq të re konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj në botë, por ai nuk arriti të gjente rrugën në dhomën e zhveshjes te klubi mbretëror.

Sot, ai është kapiteni i Arsenalit dhe kujton me dashuri kohën e tij të kaluar në Madrid.

Eksperiencën e tij, ai e ka ndarë në një rubrikë për “The Players Tribune”, ku ai ka kujtuar ditën kur avioni i klubit mbërriti për ta marrë në Norvegji dhe ai shkoi për të nënshkruar kontratën me Realin.


“Mendova se do të ndërrohesha në hotel, por papritmas u ula pranë legjendës Emilio Butragueno, ai ishte elegant, dhe unë me një bluzë të vjetër, pa bërë dush dhe u përpoqa të rregulloja flokët me duart e mia… Ishte dita më e madhe e jetës sime, dhe fotot bënë xhiron e botës. Unë supozohej të isha lojtari që Reali bleu pasi mundi të gjitha klubet e tjera dhe dukesha si një nxënës shkolle që erdhi për të vizituar stadium”, kujton norvegjezi.

Megjithatë, ai thotë se ishte një përvojë e madhe për të dhe diçka që shënoi jetën e tij.

“Ishte e pabesueshme, dhe unë isha shumë i vogël për të vozitur dhe për të shkuar në stërvitje vetë. Babai im më ngiste çdo ditë, dhe unë luaja me Iscon, Ronaldon, Ramosin, Modricin, Balen, Benzeman. Ai më voziste si do të shkoja në shkollë, dhe të gjithë ishin të mrekullueshëm, sidomos lojtarët që flisnin anglisht. Ata u kujdesën veçanërisht për mua”, thotë kapiteni i Arsenalit.

Norvegjezi që po udhëheq Arsenalin drejt titullit të kampionit, thotë se mediat nuk ishin miqësore me të.

“Mediat më persekutuan sepse nuk i përmbusha menjëherë pritshmëritë. Isha  objektiv i lehtë për ta dhe ishte e lehtë të shkruaje, sepse po vuaja atë mënyrë të re jete. Nëse do të isha spanjoll, ndoshta do të kishin dhënë pak më shumë mundësi për të pasur sukses, dhe sinqerisht, është e çuditshme se si në futbollin modern nuk ka rrugë të mesme, vendoset menjëherë, ose je nënshkrimi më i mirë i të gjitha kohërave ose të je lojtari më i keq”, tregon Odegaard.

Reali fillimisht e huazoi lojtarin te Arsenali në vitin 2021, dhe Topçinjtë e blenë atë një vit më vonë dhe shpejt e bë edhe kapiten./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori