LAJMI I FUNDIT:

Oda Sllovene e Biznesit organizon vizitën në panairet më të mëdha në Evropë dhe rajon për biznesmenët kosovarë

Oda Sllovene e Biznesit organizon vizitën në panairet më të mëdha në Evropë dhe rajon për biznesmenët kosovarë
Blick ins Artrium der Messe Stuttgart

Panairi “Agra 2018” në Gornja Radgona është një nga panairet kryesore tregtare të bujqësisë dhe ushqimit në këtë pjesë të Evropës, partner kryesor është shteti maqedon.

Ai u ofron ekspozuesve mundësinë për të vendosur kontakte ndërkombëtare biznesi dhe për të shfaqur produktet e tyre për një audiencë të gjerë. Panairi ka për qëllim ballafaqimin e ofertës dhe kërkesës, dhe për këtë arsye lejon vizitorët e saj të zgjedhin nga një shumëllojshmëri e gjerë furnizuesish/ofertuesish të duhur për nevojat e tyre.


Panairi “Agra 2018” do të mbahet 6 ditë, nga dita e shtune, 25 gusht deri të enjten, më 30 gusht 2018 në Gornja Radgona, Slloveni.

Sektorët e industrisë: Inxhinieri bujqësore, industria bujqësore, industria e ushqimit, etj.

Ueb faqja e panairit: www.pomurski-sejem.si

MOS është një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme të tregtisë në Slloveni dhe në këtë pjesë të Evropës. Është një kryqëzim i biznesit për inovacione, zhvillim dhe avansimet e fundit, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për të çuar përpara biznesin tuaj dhe një mundësi për t’i orientuar drejtpërsëdrejti konsumatorët. MOS-i është një vend ideal për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja, duke ofruar një pasqyrë të sfidave kryesore me të cilatndërmarrësit dhe zejtarët përballen në mjedisin e përditshëm të biznesit.

Panairi i 51 i MOS do të mbahet për 6 ditë, duke filluar nga data 11.09.2019 deri më 16.09.2018, në Celje, Slloveni.
Sektorët e industrisë: Mallrat e konsumit.

Ueb faqja e panairit: www.ce-sejem.si

EAC Slovenian Business Club (Oda Sllovene e Biznesit) organizon gjithashtu për ndërmarrësit tanë edhe B2B me kompani të ndryshme Sllovene të interesuara për partner, distributorë apo agjent në Kosovë.

Para shkuarjes në Panairin Agra 2018 dhe MOS 2018, do të mbahet një seminarë pune për të gjithë të interesuarit.

Për aplikim dhe më shumë informata lajmërohuni në bajramfusha@gmail.com dher tel: +383 44 16 69 79. /Telegrafi/