LAJMI I FUNDIT:

Oda Hoteliere Turistike e Kosovës zgjedh kuvendin themelues

Oda Hoteliere Turistike e Kosovës zgjedh kuvendin themelues

Oda Hoteliere Turistike e Kosovës njofton se sot do ta mbaj Kuvendin Themelues ku do të zgjedh anëtarët e saj.

Sipas kësaj OHTK, kuvendi do të mbahet më 9 korrik duke filluar nga ora 17:00.


Vendi i takimit do të jetë “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Qëllimi i OHTK-së, është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, qendrore dhe rajonale, për identifikimin e mënyrave dhe hapave për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve. /Telegrafi/