LAJMI I FUNDIT:

Oda ekonomike e Maqedonisë përkrah ndryshimet në Ligjin për mbështetjen e investimeve

Oda ekonomike e Maqedonisë përkrah ndryshimet në Ligjin për mbështetjen e investimeve

Oda ekonomike doli me lëvdata për ligjin mbi mbështetjen e investimeve, i cili, krahas sjelljes së parave për kompanitë, tregoi një sërë skandalesh që përfshijnë Shoqata më e madhe e biznesit – Oda Ekonomike e Maqedonisë ka zbatuar ligjin për mbështetjen financiare të investimeve. Në konferencën për shtyp, e cila zgjati rreth gjysmë ore, mund të dëgjoheshin vetëm pritje pozitive dhe një bravo e madh për qeverinë që ka bërë një zgjidhje të tillë ligjore, që do ta motivonte aktivitetin e investimeve në vend. Përfaqësuesja e Odës, Ljupka Trajkovska, nuk kursente lëvdatat për rritjen e partneritetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, transparencën e qeverisë, dhe gjithashtu përdori momentin për ti ftuar kompanitë e tjera të suksesshme, që në të ardhmen të përfshihen në shpërndarjen e ndihmës shtetërore. Pas një serie lëvdatash për qeverinë, nga Oda Ekonomike gjithashtu publikuan planin e tyre për ndryshimin e modelit aktual të zhvillimit ekonomik.

Ne duam ta përshëndesim vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për miratimin e ligjit mbi mbështetjen financiare për investime, ku janë përfshirë masat e shtyllës së parë dhe të dytë me çka e vërtetoi partneritetin publiko-privat nga momenti i përgatitjes së ligjit përmes konsultimeve të vazhdueshme me sektorin real .”- tha Ljupka Trajkovska-Oda Ekonomike e Maqedonisë.


Kjo shoqatë biznesi pret një zgjidhje të menjëhershëm ligjor pas disa skandaleve që lidhen me aplikimet për mbështetje financiare të shtetit ndaj kompanive të lidhura me zyrtarët e lartë shtetëror. Emri i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, kompanitë e të cilit ishin në garë për fonde nga arka e shtetit, ishte emri më i zëshëm për të cilin kishte reagime më të ashpra në publik.

Oda preferon respektimin konsekuent të legjislacionit, që është sigurisht qëndrim i komunitetit të biznesit, përmirësimi i parimeve të normave, që do të mundësojnë çdo situatë të dyshimtë të sqarohet .Institucionet kompetente kanë mbështetje të plotë në drejtim të zgjidhjes së çështjeve që janë ngritur në publik “- deklaroi Ljupka Trajkovska-Oda Ekonomike e Maqedonisë

Ndarja e parave shtetërore, nga ligji për mbështetjen financiare të investimeve, mjetet nga fondi për inovacione, tenderët e dyshimtë, morën kritika të ashpra nga publiku, por edhe nga ana e disa ekspertëve nga vendi. Disa herë nga qeveria nëpërmjet konferencave për shtyp u përpoqën ta zbusin situatën mbi këtë temë dhe në publik ti paraqesin efektet pozitive të masave ekonomike që i ka ndërmarrë qeveria./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori